Haki Çako i hakërrehet vartësve: Mjaft u shoqëruat me kriminelë!

Harrojeni “policimin në komunitet”! Në mbledhjet e policisë, nuk diskutohet më rritja e besimit të qytetarëve. Çështja më shqetësuese për momentin është marrëdhënia e efektivëve të policisë me persona të inkriminuar.

Rasti i Alban Trimit, që jo vetëm shoqërohej me një person të inkriminuar si Elton Çiça, por edhe fshehu pistoletën dhe celularin e viktimës, ishte një shembull i mirë për të kuptuar situatën e rëndë të këtij fenomeni.

Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, mblodhi në takim të gjithë shefat e hetimit të të gjithë Shqipërisë, për t’i dhënë një ultimatum.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kush shoqërohet me persona të inkriminuar do të shkarkohet nga detyra”,- mësohet të ketë thënë Çako.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga policia kanë bërë të ditur se Çako ka qenë i nervozuar me vartësit e tij, për shkak se shumë prej tyre janë të përmendur si persona që shoqërohen me persona me precedentë penalë të rëndë.

Ai nuk ka përmendur rastin e Alban Trimit, por mesazhi ka qenë i qartë, për shkak se vetë Trimi mbante të njëjtin pozicion në Komisariatin nr.5 në Tiranë. Në mbledhje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka folur me tone të ashpra, dhe ka qenë i prerë me vartësit.

Policia e Shtetit është vënë në qendër të akuzave, për shkak të kompromentimit të disa efektivëve me elementë të njohur të botës së krimit.

Vetë Ministri i Brendshëm nuk e ka mohuar asnjëherë njohjen me Emiliano Shullazin, ndërkohë që ka treguar publikisht takimet me Durim Bamin, person që ia kishin prezantuar si vrasës me pagesë.

Në pamundësi për të folur për skandale si këto, që dihen botërisht nga punonjësi më i thjeshtë i policisë, Haki Çako, iu hakërrye edhe më fort shefave të hetimit të krimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?