Halim Kosova: Basha të japë llogari çfarë nuk ka bërë, unë do t’i rregulloj

 

Kreu i PD, Lulzim  Basha i është rikthyer fushatës me kandidatin për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, me të cilin nuk ishte shfaqur që në ditën kur e zyrtarizoi si kandidat.

Në një bashkëbisedim me të rinjtë e kryeqytetit, në sheshin “Nënë Tereza” kandidati i djathtë Halim Kosova e nisi me batuta për shefin e tij, duke i kërkuar atij të japë llogari çfarë nuk ka bërë në këto vite.

Halim Kosova: Unë kam një kënaqësi të vecante që jam me ju, jeni një ndër brezat që ju kam shërbyer në ditët e para të jetës, duke dëgjuar të qarat e parë si një përshëndetje.  Konfliktet politike nuk sjellin bereqet. Ti themi mjaft mjaftit dhe pro besimit qytetar, fjala mjaft nuk duhet të ekzistojë.

Nuk më vjen të bëj humor kur qytetarët vuajnë mjerimin. nuk është koha për të qeshur, mjerë ajo qeveri që nuk i kthen sytë nga rinia. Jemi këtu me Bashën të japë llogari se cfarë nuk ka bërë dhe unë do i rregulloj. Por të dy bashkë kemi të njëjtat ideale, me një ndryshim, nëse ate politika e ka penguar si një kryeministër i ardhshëm unë si menaxher do të jem më pranë jush duke bashkunuar me ju, duke përdorur praktikat që kam përdorur në shëndetësi. Unë do i shtrij dorën në mënyrë që të gjithë shërbimet e bashkisë të vijnë tek ju.

Ndërsa kreu në detyrë i Bashkisë së Tiranës dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk kurseu akuzat për mazhorancën për persona në administratë apo edhe deputetë të inkriminuar

Luzlim Basha: Si ta frymëzojmë rininë është detyrë themelore e politikës dhe vendimarrjes. Veprat flasin më mirë se fjalët. Projekti im kryesor, që quhet Tirana moderne europiane, këtu kam parasysh kulturën europian, për të cilat është e paparanueshme të promovohen njerëz me diploma false, apo akoma më keq njerëz që kanë dalë nga burgu dhe janë bërë drejtorë. Ky është modeli anti europian, i një bande të vogël që kërkon te pushtojë gjithcka. Ky nuk është vizioni im.

SHKARKO APP