Halim Kosova: Do përmirësoj cilësinë e ajrit të Tiranës

Në takimin e sotëm të mbajtur me banorët e kryeqytetit, kandidati i PD­së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka thënë se do të përmirësojë cilësinë e ajrit. Ai u shpreh se do pastrojë ajrin e Tiranës, duke ndërtuar lulishte.

“Tiranës do t’i vihen në dispozicion 400 mijë metra katrorë lulishte. Kemi objektiv ta pastrojmë ajrin në kryeqytet në masën 20%”, tha Halim Kosova. “Në hapjen e fushatës, në sytë e njerëzve pashë shpresën e fitores. Me atë entuziazëm dhe emocion do të punoj edhe unë”, tha më tej ai.

SHKARKO APP