Halimi: Vetting-u duhet të mbarojë shpejt, boll me këto ritme

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në lidhje me Reformën në Drejtësi, thotë se me këto ritme, Vetting-u mbaron për 10 vjet dhe po nuk e kaluan Vetting-un, kandidatët nuk shkojnë dot në Gjykatë Kushtetuese.

”Kandidatët për SPAK dhe Gjykatën e Lartë duhet t’i kenë kaluar të dyja fazat e vetting-ut. KED nuk ka 18 kandidatë për 6 vende për t’i propozuar Parlamentit dhe Presidentit. Në Gjykatën e Lartë janë 19 vende vakante. Problem është gjetja e kandidatëve dhe më pas që këto të kalojnë vetting-un në të dyja shkallët. Me këto ritme, Vetting-u mbaron për 10 vjet dhe po nuk e kaluan Vetting-un, kandidatët nuk shkojnë dot në Gjykatë Kushtetuese. Ndërkohë që duhet të ecet me një listë prioritare për Gjykatën Kushtetuese fillimisht, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të formohet sa më shpejt. Gjithashtu, anëtarët e Vetting-ut të shtohen në numër”.

Nga ana tjetër, ai thekson se: ”Vetting-u duhet të mbarojë shpejt që t’i jepet fund kaosit. Më pas, ngrihen institucionet e reja. Qeveria duhet të mbështesë më fort komisionet e vetting-ut dhe duke shtuar numrin, përfundojnë shpejt dosjet”. Sipas tij, me ritmet e tanishmë në 14 nëntor nuk bëhet fjalë të kemi Gjykatë Kushtetuese.

SHKARKO APP