Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot mësuesit shqiptarë në diasporë se janë hapur aplikimet në regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë për vitin 2025.

MEPJ i drejtohet me një mesazh mësuesve që duan të japin kontributin e tyre.

A e ndien se gjuha jonë është më shumë se fjalë? Ajo është rrënjë, kujtim, identitet! Nëse dëshiron të japësh kontributin tënd, atje ku gjuha shqipe dëgjohet më rrallë, por ndihet më fort, është koha të bëhesh pjesë e Regjistrit Shtetëror të Mësuesve të Diasporës”, theksoi MEPJ në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

MEPJ thekson se afati i aplikimit është deri më 30 shtator 2025 dhe dokumentet do të dorëzohen me postë ose elektronikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?