Hapen kutitë e Himarës, Meçe: S’ka asnjë tregues që mund të shpërbëjë zgjedhjet
Analisti Arben Meçe komenton lëvizjen e opozitës, e cila çoi në KAS procedurën e zgjedhjeve të Himarës. I pyetur nëse do të ketë një vendim që mund të shkojë në favor të opozitës, që zgjedhjet në Himarë të përsëriten, analisti tha se nuk ka asnjë të dhënë apo analizë që mund të përbëjnë zgjedhjet e mbajtura në fillim të gushtit, ku u shpall fitues Vangjel Tavo.
“Nuk ka asnjë tregues, asnjë të dhënë, asnjë analizë, qoftë matematike, që të nxjerrë, të deformojë dhe të shpërbëjë mekanizmat e zgjedhjeve të reja në Himarë. Ka shumë arsye. Së pari, këto zgjedhje nuk ishin zgjedhje politike, por ku dukshëm nga faktori patriotik, dhe për herë të parë në Shqipëri u ndeshën forcat shqiptare dhe forcat greke dhe u pa përfundimi për pretendimin e grekëve në këtë territor. Ky ishte votim nacional etnik. Nuk ishte votim politik.
Votohej për shqiptarizmin dhe helenizmin. Natyrisht kapërcimi nga 10 vota në 1300 e kusur…Kam thënë që tashmë s’po diskutohet nëse do të fitojë Tavo, por çfarë mesazhi përfundimtar do t’i japim linjave ekstremiste në Greqi, që ndikimin e tyre e kanë të fuqishëm në jetën politike në Shqipëri. Ka shumë analiza dhe për strukturën e votimit në të gjithë zonën elektorale. I qëndrojmë zonës së Himarës ku pretendohet se pjesa dërrmuese janë me kombësi greke dhe aty rezultati është minimalisht me fitore të faktorit grek. Dhe aty ku demonstrohej faktori shqiptar ishte lumi i Vlorës.
Ky pretendim është procedural dhe do të marrë përgjigje përfundimtare pretendimi i fakto shqiptar që këto zgjedhje ishte një goditje e rëndë e faktorit grek. Sado të pretendosh, ligji shqiptar është ligj dhe nuk zbatohet sipas vullneteve të një faktori apo të një tjetri fakti që ligji shqiptar të ndalon që të votosh me dokumente të cilat iu ka ikur afati është ligj. Nëse respekton ligjin, je ti si faktor politik që ke qenë në dijeni të këtij fakti dhe nuk je angazhuar”, u shpreh Meçe.