Hapen pikat kufitare me Serbinë, Zveçla: U larguan bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot janë rihapur për qarkullim pikat kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Të dyja këto pika kufitare ishin mbyllur mbrëmë pasi grupe të serbëve të mbledhur në territorin e Serbisë kontrollonin shtetasit e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë’, tha Zveçla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?