Hapësirat publike, Sulaj: Masa për zaptuesit

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj i shoqëruar nga drejtori i Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi, këtë të enjte inspektuan zonën e njësisë 9 në kryeqytetit për të parë ecurinë e aksionit për lirimin e hapësirave publike. Nënkryetari Sulaj tha se Bashkia e Tiranës është e angazhuar që të gjitha sipërfaqet publike të cilat janë zënë në kundërshtim me ligjin nga bizneset apo të tjerë, t’u rikthehen qytetarëve.

”Sot jemi në zonën e “Don Boskos”, në njësinë administrative nr. 9, ku vihet re që qytetarët kanë marrë masa, bizneset kanë marrë masa individualisht, për të larguar platformat që kanë zënë sipërfaqe publike, por ka edhe raste të tjera që janë pak me shumicë, që akoma nuk po e kuptojnë që kjo është një reformë që ka filluar dhe nuk ka për të mbaruar deri në largimin e platformave të fundit, që këto sipërfaqe publike t’u kthehen qytetarëve”, u shpreh Sulaj.

Drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi u shpreh: ”Jemi në njësinë nr. 9, në zonën me densitetin më të lartë të ndërtimeve dhe me numrin më të lartë të sipërfaqes së zënë, të hapësirës publike. Nga ana jonë është bërë identifikimi, është njoftuar në afat, kemi lënë një afat një javor për çmontim vullnetar. Shumica e tyre nuk është përgjigjur pozitivisht, kështu që nga ana jonë do të fillojmë nga sot të marrim masa, nga procedura administrative që do shoqërohen me vendim gjobe dhe prishje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?