Hapet gara për mirëmbajtjen e rrugës Berat-Çorovodë. Fondi 12.3 milionë lekë

Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokastër ka hapur garën për mirëmbajtjen rutinë të aksit rrugor Berat-Çorovodë me gjatësi 49.3 kilometra. Fondi limit i përcaktuar është 12.3 milion lekë ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj. Afati kohor për dorëzimin e ofertave është 31 tetori i vitit 2019.

“Arsyeja e përzgjedhjes së Marrëveshjes Kuadër me 1 Operator Ekonomik, kur të gjitha kushtet janë të përcaktuara, për procedurën e prokurimit: “Mirembajtje rutine me performance aksi rrugor Berat – Corovode 49,3 km” është se objekti i prokurimit është shërbim i përsëritur dhe i vazhdueshëm dhe për arsye teknike dhe organizative levrimi i shërbimit nga operatorë ekonomikë të ndryshëm nuk është i favorshëm duke i shkaktuar vështirësi autoritetit kontraktor dhe kosto shtesë” shkruhet në dokumentet e shpalljes.

Bazuar në rekomandimet e APP, është përzgjedhur lloj i procedurës Marrëveshje Kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksi rrugor Berat -Çorovodë kalon në një terren kryesisht kodrinor –malor , kalon përgjatë luginës së lumit Osum  dhe është alternativa e vetme rrugore nacionale  që lidh Rrethin e Beratit me rrethin e Çorovodës .

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksi rrugor Berat –Çorovodë  me gjatësi 49,3km  është në gjendje të kënaqshme. Ky aks fillimisht është ndërtuar para viteve 1930 me gjerësi të kufizuar (3m). Më vonë, gjatë viteve 1950-‘60 është bërë zgjerimi i rrugës dhe mbas viteve ‘75 janë ndërtuar veprat e artit(mure mbajtëse,prites,ura,tombino) dhe ka filluar shtrimi me asfaltobeton i saj.

Mbas viteve ‘90 janë bërë investime të pjesshme kryesisht në shtresat rrugore dhe në veprat e artit . Ështe  aks rrugor me një karrexhatë dhe me dy kahe lëvizjeje.

Aktiviteti i mirëmbajtjes së rrugëve nacionale përpara vitit 2013 realizohej nga vetë Drejtoria  nëpërmjet Sektorëve të Mirëmbajtjes me fuqi punëtore dhe me makineri. Pas vitit 2013, mirëmbajtja e rrugëve realizohet nëpërmjet Kontratave të Mirëmbajtjes Rutinë e Dimërore me Performancë. Këto kontrata përbëjnë një model të ri të menaxhimit të aktivitetit të mirëmbajtjes së rrugëve.

Mirëmbajtja e rrugëve tani realizohet nëpërmjet Kontratave të Mirëmbajtjes Rutinë e Dimërore me Performancë. Këto kontrata fillimisht në vendin tonë janë aplikuar nga Banka Botërore për një periudhë 5-vjeçare. Pas përfundimit të këtij projekti ky model kontratash është përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe në Drejtoritë Rajonale Rrugore për t’u zbatuar në të ardhmen.

Aplikimi i këtyre Kontratave përbën një projekt strategjik për të ardhmen në fushën e menaxhimit të aktivitetit të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale.

Këto lloj kontratash janë përdorur dhe kanë rezultuar të suksesshme në disa vende të Bashkimit Europian. Duke u mbështetur në këtë eksperiencë dhe me asistencën teknike të partnerëve ndërkombëtare këto lloj kontratash kanë filluar të zbatohen edhe në vendin tonë.

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?