Hapet konkursi për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Rama: Ripërtëritje e të gjithë skuadrës së drejtuesve të lartë
“Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, informon trupën e Policisë së Shtetit dhe opinionin publik, për çeljen e një kapitulli të ri në rrugën e uniformave blu drejt Shqipërisë2030🇦🇱
Në zbatim të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, hapet konkursi për drejtuesin më të lartë të policisë, që do të pasohet menjëherë nga procesi ligjor dhe meritokratik i ripërtëritjes së të gjithë skuadrës së drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.
Ndërkohë, ministri Hoxha në takimim me drejtuesit e Policisë së Shtetit ka thënë se “sot koha për një gjeneratë të re drejtuesish. Tani nuk duhet ta nisin punën nga gremina por në një nivel të rritur, dhe nuk ka asnjë justifikim për të mos e çuar policinë në nivele europiane“.