Hapet llogaria bankare/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, thirrje për mbështetje qytetarëve
Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve duke i ftuar këta të fundit të marrin pjesë në nismën për ruajten godinave të dy teartrove. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aleanca shprehet se, kërkon mbështetje financiare nga dashamirës së teatrit, për të finalizuar me sukses Festivalin për Mbrojten e Teatrit.
Në postimin e AMT-së bëhet me dije se është hapur edhe një llogari bankare, ku i fton të gjithë qytetarët të kontribuojnë për mbrojtjen e artit, ndërsa shprehimisht thuhet se për çdo veprim me këto fonde, ata do të njoftohen përmes kanaleve të komunikimit të aleancës dhe se transparenca do të jetë e plotë.
“Sot është hapur dhe një llogari bankare, ku të gjithë mund të kontribuojnë për të vijuar mbrotjen e Teatrit. “Përmes kësaj llogarie do të manaxhohet veprimtaria financiare e Aleancës. Transparenca për të do të jetë e plotë. Si për hyrjet ashtu edhe për daljet do të ketë shpallje mujore në kanalet e komunikimit të Aleances, në Facebook dhe në sheshin e Teatrit. Për daljet do të ketë argumentim të bazuar mbi veprimtarinë konkrete dhe fatura e mandate pagese”, shkruan AMT në postimin e saj në Facebook.
Postimi i plotë i AMT-së:
Për të mbarëvajtur punët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke përfshirë këtu shpenzime bazë si mbajtjen e gjeneratorëve, si dhe realizimin me sukses të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas sugjerimeve të marra nga mbështetës të shumtë mori vendim për hapjen e një llogarie bankare.
Përmes kësaj llogarie do të manaxhohet veprimtaria financiare e Aleancës. Transparenca për të do të jetë e plotë. Si për hyrjet ashtu edhe për daljet do të ketë shpallje mujore në kanalet e komunikimit të Aleances, në Facebook dhe në sheshin e Teatrit.
Për daljet do të ketë argumentim të bazuar mbi veprimtarinë konkrete dhe fatura e mandate pagese.
Llogaria bankare është krijuar në Bankën Kombëtare Tregtare dhe është e bashkëmanaxhuar nga: Edmond Budina, Neritan Liçaj, Adriana Tolka.
===
Emri i llogarisë: Adriana Tolka, Neritan Liçaj
Numri i llogarisë bankare është:
IBAN LEK: AL6020511289004914CLIDCLALLW
IBAN EUR: AL6520511289004914CLIDCFEURR
SWIFT: NCBAALTXXX
===
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton dashamirësit e kauzës që të kontribuojnë sipas mundësive për të mbajtur gjallë e në jetë Teatrin Kombëtar.
Në fotot bashkangjitur do të gjeni një kërkesë të 56 qytetarëve që ne të ndërmernim këtë veprim.