Hapet në shtator Unaza e Madhe. Ja si duket sot

Në shtator Unaza e Madhe e Tiranës do të hapet për qytetarët. Segmenti i parë që do të jetë funksional edhe në lehtësimin e trafikut është ai që lidhen Pallatin me Shigjeta me Farkën.

Bashkia e Tiranës informon se pas përfundimit të veprës së mbikalimit te zona e Shkollës Teknologjike, punimet janë në 600 metrat e fundit që përshkojnë zonën e Selitës dhe që e lidhin Unazën me pjesën ekzistuese në afërsi të Kopshtit Botanik.  Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Veliaj tha se ritmi i punimeve është optimal.

Veliaj: “Ky është një projekt jetik për qytetin, një arterie kryesore e cila sjell trafik, duke lidhur dy pika, Farkën dhe Kasharin, dy zona të populluara të Tiranës, pra gjithë zonën e Kodrës së Diellit, Kristalit, Njësinë 5 me Kombinatin Ushqimor. Sigurisht, ky është një projekt i madh, që do të thotë se edhe ritmi që kemi pasur në kaq pak muaj ka qenë jashtëzakonisht i lartë, ndaj jam shumë krenar për të gjithë kolegët, nga inxhinierët deri tek punëtorët më të thjeshtë, që kanë punuar ditë e natë, një pjesë e madhe prej tyre kanë sakrifikuar pushimet e verës, që kur pjesa tjetër e Tiranës të kthehet nga pushimet, ta gjejë këtë aks të përfunduar”

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralelisht po punohet me ndriçimin, rrugët dytësore, trotuaret apo mbikalimet për këmbësorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj: “Ambicja jonë është që para fillimit të vitit shkollor, të kemi përfunduar të gjitha punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, që lidh zonën nga Kombinati Ushqimor, deri te zona e Lundrës. Do u kërkoj të gjithë qytetarëve pak durim, bëhet fjalë për punime me makineri të rënda, për shpronësime, për infrastrukturë jetike për qytetin, do të thotë se na duhet jashtëzakonisht shumë bashkëpunim”

Me krijimin e qeverisë, Veliaj tha se do ti jepet printerit vazhdimit të punimeve edhe me lotet e tjera të mbetura të unazës së madhe.

Veliaj:  “Dua të falenderoj të gjithë kolegët që kanë marrë pjesë, nga Ministria e Transportit, ARRSH, qeveria shqiptare, nga kryeministri i vendit, që ka qenë avokati kryesor i avancimit të shpejtë të Unazës së Tiranës dhe mezi pres që me krijimin e qeverisë së re, të kërkojmë një shpejtësi akoma më të madhe për pjesët e tjetra të Unazës, që besoj se do jenë faza e ardhshme, ajo që lidh pjesën e Dajtit dhe sidomos ajo që lidh pjesën e Bregut të Lumit. Më në fund, kemi një propozim konkret për mbikalimin dhe nënkalimin tek rrethrrotullimi i “Shqiponjës” dhe me zgjidhjen e asaj nyje, besoj zgjidhim një pjesë të madhe të problematikës së Tiranës”

Gjithashtu bashkia e Tiranës do të nisë aksionin për mbylljen e të gjitha hyrje/daljeve të paligjshme në akset kryesore rrugore të qytetit, krijuar nga subjekte të ndryshme kryesisht karburante, gomistit dhe sevrize të makinash, që shpesh janë një burim rreziku për jetën e qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?