Hapet ura në Kukës, Rama batutë me qytetarin: Për mosplakje kemi vetëm Pandin

Me batuta u shoqërua takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Kukësit, pas hapjes së Urës së Madhe të Kukësit. Një nga banorët i uroi kreut të qeverisë “mos u plaksh kurrë”. Këtë urim Rama e ktheu në batutë duke thënë “për mosplakje kemi vetëm Pandin”. Në hapjen e urës ishin zv.kryeministrja dhe njëherazi Ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku dhe Pandeli Majko.

Pjesë nga takimi:

Majko: Është ngjarje shumë e madhe.

Qytetari: Mos u plaksh kurrë.

Rama: Jo mor burrë jo, për mosplakje kemi vetëm Pandin. Ne të tjerët ndryshojmë. Është plakur që i vogël ky edhe tani.

Majko: Ura është simboli i Kukësit.

SHKARKO APP