Hapja e dosjeve, Kadilli ”sherr” me Palokën: Nuk kanë asnjë justifikim

Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli e quan një vendim turpi, atë të deputetëve të grupit të Sali Berishës. që nuk votuan ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Për të akti i tyre nuk ka asnjë justifikim dhe as shfajsim.

“Turp për ata deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit. Nuk kanë asnjë shpjegim logjik, as politik. Edhe më turp për ata deputetë që e kanë përdorur persekutimin politik në diktaturë si flamur. Nuk kanë asnjë justifikim, as shfajsim! Ku ishin? Me kë janë?”,shkruan Kadilli.

Në postimin e tij, Kadilli ka marrë një koment nga deputeti i PD-së Edi Paloka, i cili thotë se në Kuvend PD-ja ka depozituar projektligj që përmban jo vetëm hapjen e dosjeve, por edhe ilustracioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?