Hapja e dosjeve, Rama: Nuk doni ju ta dini kush është I.M?
Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, kryeministri Edi Rama shtroi pyetjen se pse Sali Berisha nuk ishte i pranishëm të marrë pjesë në votim.
“Dosjet janë hapur që në 2015. Ka vetëm një kategori dosjesh të pahapura, që janë të personave të rëndësishme sikurse e thotë Autoriteti i Dosjeve. Për këtë kemi ardhur këtu. Se dosjet janë hapur që në 2015. Heqim këtë nenin dhe çlirohemi të gjithë dhe Partinë e Lirisë e shohim të gjithë të lirë pasi të siguri që shtetasi I.M. nuk është ai që thonë gojët e liga.
Pse nuk vjen këtu Partia e Lirisë që të votojmë, për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse është pikërisht ajo parti, bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, sepse kanë dashur që hijet të vazhdojnë të vijnë vërdallë. Mund të arrijnë në pikën që hijet i kanë me vete dhe ulërasin kundër tyre.
Larg qoftë të jetë ai që ka qenë president.Non Grata, bashkë me ata të krahut radikal anti-juridik, të gjithë kanë marrë arratinë se nuk e kanë të mundur të përballojnë hapjen e dosjeve”- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

