Hapja e kutive/ Ja ku kanë nisur të numërohen votat
Aktualitet E Hënë, 26 Prill 2021 00:10
Procesi i votimit, i cili u mbyll në orën 19:00 i ka lënë vendin procesit të numërimit.
Prej disa minutash në disa Bashki të vendit ka nisur procesi i numërimit të votave, si në Bashkinë e Roskovecit në KZAZ nr.61.
Ndërkohë numërimi ka nisur edhe në Memaliaj e Tepelenë.
Po ashtu Pusteci ka qenë Bashkia e parë në vend që ka nisur numërimin, madje në dy prej qendrave të saj të votimit kanë dalë rezultatet e para.
KOHA JONË SONDAZH

