Hapja e negociatave, ja çfarë mendon Angela Merkel

Ditën e sotme kryeministri, Edi Rama gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron do të përpiqet që ta bindë atë për të votuar pro hapjes së negociatave. Por Gjermania vijnë lajme jo të mira në lidhje me çështjen e negociatve.

Gazeta gjermane SWP shkruan se Shqipëria është një vend me shumë probleme, për sa i përket korrupsionit dhe trafikut të drogës.

Sipas SËP, deputetët e CDU të Angela Merkel janë teje të shqetësuar dhe nuk pranojnë hapjen e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu në shkrim thuhet, se koha kur do të vendosë parlamenti gjerman për këtë çështje, ende nuk dihet. Por theksohet se pa dritën jeshile të Bundestagut, Angela Merkel nuk mund të votojë pro hapjes së negociatave në samitin e qershorit. Në këtë mënyrë, vendimi do bllokohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu SWP shkruan, se pavarësisht se çfarë mendojnë deputetët e partisë së Angela Merkel, edhe ajo vetë nuk është për hapjen e negociatave pa kushte.

Gazeta citon kancelaren që thotë se, negociatat mund të hapen vetëm në rast se do ketë të tjera reforma. “Këtë gjë, ajo, pritet ta diskutojë të enjten në Bullgari, me kolegët e tjerë gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor”, shton SWP.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?