Hapja e negociatave/ Vlahutin do ecë më këmbë për t’i dorëzuar raportin Metës, Ramës e Ruçit

Shqipëria pret sot rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një objektiv i kërkuar nga të gjitha qeveritë postkomuniste, i shumëpritur nga qytetarët shqiptarë, që presin me të drejtë të jenë qytetarë europian de jure.

Sot në orën 15:10 tek Europe House, Pallati i Kongreseve, ambasadorja Vlahutin mban një fjalim për mediat dhe fill pas kësaj në 15:30 kryhet lidhja live stream me Brukselin për shpalljen e raportit nga përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini.

Më pas raporti i printuar do i dorëzohet Kryeministrit, Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit. Por ajo që bie në sy është lëvizja e ambasadores në këtë trekëndësh Kryeministri-Presidencë-Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas planit, Ambasadorja Romana Vlahutin do ecë më këmbë në Bulevard nga pallati i kongreseve drejt kryeministrisë e pastaj në Presidencë ku në orën 17:00 do zhvillojë takim me presidentin e Republikës, Ilir Meta e në fund në Kryesinë e Kuvendit ku do të takohet me kryetarin Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kështu gjatë ditës së sotme pritet të mbërrijë në Tiranë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila do ketë disa takime që do zhvillohen nesër, pas dorëzimit të progres raportit të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?