“Hapni tregun” dhe “Rama ik”, tregtarët e Korçës në protestë

Dhjetëra tregtarë të Korçës kanë bllokuar sot Unazën e qytetit, ndërsa janë ngritur në protestë. Në shenjë rebelimi ndaj qeverisë, ata kanë hedhur perime në rrugë, ndërsa brohorasin “Hapni tregun” dhe “Rama ik!”.

“Kemi 20 vite që punojmë. Sot na është bllokuar hyrja nga bashkia, duam të drejtën tonë. Duam të shesim, nuk kemi të ardhura të tjera. Bashkia nuk na sqaron na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”,- pohoi një prej protestuesve.

Raportohet se si pasojë e bllokimit të rrugës, është krijuar radhë e madhe automjetesh, duke paralizuar kështu qarkullimin e tyre. BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?