Hapnin dyert jashtë stacionit – Policia gjobit 89 drejtues të autobuzave (VIDEO)

Policia rrugor e Tiranës krahas monitorimeve dhe verifikimeve në terren kanë konstatuar shkeljet e kryera nga drejtuesit e autobuzëve urban të cilët cenojnë sigurinë e pasagjerëve dhe përdorueseve të tjerë të rrugës, duke mos respektuar hapësirën e caktuar të stacioneve, e miratuar nga enti pronar i rrugëve.

Sipas njoftimit të Policisë Rrugore të Tiranës janë proceduar administrativisht 89 drejtues autobuzash, pasi janë konstatuar duke hapur dyert për të lënë dhe për të marrë pasagjerë jashtë stacionit të miratuar.

Gjithashtu janë proceduar 62 drejtues të tjerë, pasi mjetet e tyre janë konstatuar të pushuar në stacionet e autobuzave duke i penguar këta të fundit të pozicionohen në hapësirat e miratuara për marrjen dhe lënien e pasagjereve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrollet dhe masat administrative ndaj kësaj kategorie mjetesh, do të shtohen ndjeshëm nga rrugorët e kryeqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?