Haradinaj: Nëse fitoj zgjedhjet, Kosova futet në NATO brenda 100 ditëve

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, premton se Kosova do të hyjë në NATO në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, nëse fiton zgjedhjet në shkurt të 2025. ”Një vend në NATO shtrin juridiksionin e vet dhe shuan vatrat e rreziqeve qofshin të brendshme e nacionaliste, zhduken. Për ne anëtarësimi në NATO është fitorja e të gjitha fitoreve. Në 100 e para të qeverisë së ardhshme nëse qeveris, vitin e parë so të përmbyll anëtarësimin në NATO”,-tha në ”A2cnn”.

Anëtarësimi në NATO, për Haradinajn forcon shtetin ligjor dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij Kosova duhet të shkojmë me SHBA dhe BE pa e pritur Serbinë, sepse kjo e fundit sipas tij po flirton me Rusinë e Kinën.

”Luftën kryesore e kemi që duhet të mbajmë njerëz në Kosovë, nuk duhet të kursejmë pagat. Duke kursyer pagat humbim kualitetin e atyre që shërbejnë në shtet. Kualitet i dobët e i tyre shtet i dobët. Ushtari, polici, mjeku, mësuesi. Zhvillimi ekonomik i Kosovës do të ndodhë me kthesën e NATO-s. Shteti ligjor forcohet me anëtarësim në NATO. Kam arritur ta përmbyll opsionin tonë të anëtarësimit në NATO për të kaluar në planin aksionar të anëtarësimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një proces i pyetësorëve detyrave e punëve. Unë mendoj që arritjet tona të dialogut dhe implementimi i obligimeve që dalin nga dialogu janë themel për hapjen e marrëdhënieve për anëtarësim të Kosovës, por duhet të përmbushim obligimet politike e ushtarake, të prodhojmë më shumë armë, planin ekonomik, infrastrukturën dhe resurset për interesa të NATO-s, t’i aktivizojmë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?