Haradinaj: S’duam minishengen me lider Serbinë. Po bëhet për të hequr taksën
Kreu i qeverisë së Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e MSA’së dhe se nuk ka nevojë për Minishgenen.
Sipas tij plani për krijimin e Minishengenit është për të hequr taksën që Kosova i ka vendosur produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.
“Ne kemi marrëdhënie kontraktuale me BE. Secili vend ka kontratë me BE. Kosova e ka MSA dhe duhet të fokusohemi tek MSA. Nuk kemi nevojë për minishengen me kryeqytet Serbinë, ose lider Serbinë. E gjithë kjo bëhet për të hequr taksën. Është një by pass për të hequr taksën. Minishengeni një sukses ka nëse kishte mundur të heqe taksën. Prandaj ka nervozizëm këto kohët e fundit“, tha Haradinaj.