“Haradinajn nuk e kanë hedhur në gjyq vetëm serbët, por dhe një i paguar prej tyre”
Padia e kryeministrit Edi Rama kundër kreut të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkaktuar reagime të ashpër në Tiranë dhe Prishtinë. Shumë prej tyre e cilësojnë aktin e kreut të qeverisë shqiptare të gabuar dhe si një sulm që dëmton jo vetëm Haradinaj, por edhe Kosovën.
Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Altin Hazizaj shkruan: “Haradinaj tashmë mund të jetë krenar që në gjyq nuk e kanë hedhur vetëm serbët, por edhe njëri i paguar prej tyre”.