Harbers tregon qëndrimin e qeverisë holandeze: Duhet të ruhet sistemi pa viza për Shqipërinë

Në fund të marsit të këtij viti mediat holandeze njoftuan se tre parti në Holandë kanë kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët pasi sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për të frenuar krimin e organizuar shqiptar në vend.

I pyetur lidhur me këtë çështje, Ministri për Migracionin në Holandë, Mark Harbers tha se qëndrimi zyrtar i qeverisë holandeze është që ne të mbajmë sistemin pa viza për shqiptarët që të mund të udhëtojnë në Shengen apo BE.

Duke folur në Tiranë, ai nënvizoi se “qeveria holandeze gjithashtu është duke monitoruar, duke lexuar me imtësi çdo raport monitorimi, por falë edhe përpjekjeve të BE-së dhe të qeverisë shqiptare, jemi të mendimit që po ecim në drejtimin e duhur dhe duhet të ruhet sistemi pa viza”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje: Ju përmendët tani se migracioni i paligjshëm është një shqetësim për Holandën. Tre partitë kryesore në Holandë kanë bërë një propozim për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. Ju personalisht a e mbështesni këtë propozim dhe a mendoni se rikthimi i vizave me Shqipërinë do të ulte fluksin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Holandë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Mark Harbers: Besoj pyetja juaj kishte 2 nën pyetje; pra një shqetësim është fakti që ne flasim për emigrantët, që janë si të thuash të abandonuar, të detyruar të udhëtojnë në mënyrë të fshehur. Një problem është situata e tyre çnjerëzore, por ky transport i paligjshëm ose fshehja në kamionë përbën shqetësim edhe për vetë kompanitë e transportit.

Kjo është arsyeja që shpesh rastet e emigrantëve të tillë të fshehur ose që transportohen me kamionë, direkt të nesërmen dalin në faqet e para të shumë gazetave; kjo për faktin se hyrja e emigrantëve detyrimisht duhet të hedhin jashtë një sasi malli dhe njëkohësisht të qëndruarit e tyre për kohë të gjatë aty, mund të dëmtojë fare mirë mallrat, pra është dëmi që u shkaktohet kompanive të transportit, që detyrimisht përfundojnë në faqet e para të gazetave. Dhe shpeshtësia e këtyre lajmeve bëjnë që herë pas here edhe në qarqet politike të diskutohet çështja e heqjes të sistemit pa viza.

Por qëndrimi zyrtar i qeverisë holandeze është që ne të mbajmë sistemin pa viza për shqiptarët që të mund të udhëtojnë në Shengen apo BE. Nga ana tjetër ne jemi duke monitoruar, duke lexuar me imtësi çdo raport monitorimi, por falë edhe përpjekjeve të BE-së dhe të qeverisë shqiptare, jemi të mendimit që po ecim në drejtimin e duhur dhe duhet të ruhet sistemi pa viza.

Ne jemi të mendimit që bashkëpunimi ynë me autoritetet shqiptare, kjo është dhe arsyeja e vizitës sime këtu, është të rrisë më tej bashkëpunimin tonë, pra nuk jemi në favor të heqjes së sistemit të vizave, por nga ana tjetër ky bashkëpunim duhet të dëshmohet me rezultate të prekshme dhe kur i kemi këto, jemi gjithmonë të idesë se duhet të vazhdojmë akoma më tej në këtë linjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?