Harito me ministrat e rajonit, prezanton zhvillimet në fushën e axhendës dixhitale

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj.Milena Harito merr pjesë në Konferencën ministrore mbi Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit, që është duke u zhvilluar në Budva të Malit të Zi.

Në këtë konferencë ku marrin pjesë ministrat e vendeve të Europës Juglindore pjesëmarrëse në iniciativën e SEE, ministrja Harito prezantoi zhvillimet më të fundit në Shqipëri në fushën e axhendës dixhitale, duke nënvizuar angazhimin e qeverisë për të ecur në linjë me axhendën dixhitale të BE-së dhe programin për një treg të vetëm dixhital.

Ministrat e rajonit pritet të miratojnë një deklaratë të përbashkët në përfundim të konferencës, ku do të rikonfimojnë angazhimin për zhvillimin rajonal në fushën e ICT, në zbatim të strategjisë rajonale ESEE 2020 dhe axhendës dixhitale të BE-së.

SHKARKO APP