“Harmonia fetare, një nga pasuritë me të çmuara të kombit shqiptar”

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në forumin e organizuara nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë, “Shqipëria- Jetesa në harmoni e komuniteteve fetare”. Në një mesazh në Facebook, Presidentit Meta ka vlerësuar diplomatin austriak në Tiranë për këtë aktivitet dhe thekson se harmonia fetare është një nga pasuritë më të çmuara të Shqipërisë. “E falenderoj ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maître për veprimtarinë e organizuar sot me temë “Shqipëria- Jetesa në harmoni e komuniteteve fetare”, që kishte për qëllim promovimin e një prej pasurive më të çmuara të kombit shqiptar, për të cilën duhet të jemi krenar të gjithë. Zvicra është një model i vërtetë për demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesën mes popujve, nga e cila mund të mësojmë shumë”,- shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.

SHKARKO APP