​Harrojeni ngrohjen globale – Dielli do të futet në gjumë pas vitit 2020. Vjen periudha e akullit [FOTO]

 

Në 15 vitet e ardhshme pritet që Dielli të bie në gjumë dhe Toka ta përjetojë një epokë të akullt, thonë shkencëtarët të cilët merren me studime solare.

Përmes një sistemi të ri, tani mund t’i shohim ndryshimet e parregullta në pulsin e Diellit. Kështu, ky sistem i tregon parregullsitë e 11 viteve.Sipas këtij modeli, del se aktiviteti solar do të bie për 60% mes viteve 2030-2040, gjë që do të çojë në një periudhë të akullt.

Këto kushte nuk janë përjetuar që nga epoka e fundit e akullt, e cila pati zgjatur nga 1645 deri në 1715, e quajtur Maunder Minimum.

Gjetjet po prezantohen në Takimin Kombëtar të Astronomisë, në Llandudno, transmeton Gazeta Express nga The Independent.

Në vitin 1843, shkencëtaret patën zbuluar se aktiviteti i Diellit variron bazuar në një cikël prej 10 deri në 12 vite.

Fluskat në këtë cikël kanë qenë vështirë të parashikueshme, edhe pse shumë fizicienë solarë e kanë ditur se variacionet shkaktoheshin nga dinamoja e lëngut lëvizës thellë brenda diellit.

Ekipi i hulumtuesve të Profesor Zharkovas ka zbuluar se vënia e një dinamoje të dytë afër sipërfaqes së diellit, krijon një model shumë më të përpiktë.Shkencëtarët kanë gjetur valë magnetike në dy shtresa të ndryshme të brendësisë së diellit të cilat luhaten mes hemisferës veriore dhe jugore të diellit.“Kombinimi i të dyja valëve së bashku dhe krahasimi me të dhëna reale për ciklin aktual solar, kemi zbuluar se parashikimet tona janë treguar 97% të sakta”, ka deklaruar Profesor Zharkova.(Express)

SHKARKO APP