Harta e re gjyqësore/ Avokatët: Drejtësi e vonuar, është e mohuar
Salla e gjykatës së Sarandës është një prej 20 gjykatave që parashikohet të shkrihen, duke i detyruar banorët e 4 bashkive jugore që për të kërkuar të drejtën të udhëtojnë dhe harxhojnë më shumë.
Avokati nga Saranda, Ilir Nikolla, është kundër hartës së re të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë. “Qëllimi i shtetit është që shërbimi të shkojë te qytetari dhe jo qytetari te shërbimi”. Për të reforma jo vetëm trefishon koston e qytetarit por nuk garanton as efikasitet.
Kundër hartës së re gjyqësore janë edhe avokatët e Korçës, ku projekti parashikon që juridiksionit të saj ti shtohet edhe Pogradeci. ”Nga disa kolegët tanë është hedhur dhe ideja e një bojkoti”.
Arben Lena, kryetar i Dhomës së Avokatëve në Korçë thotë se rishpërndarja e Gjykatave nuk i shërben qytetarit dhe vetë sistemi i drejtësisë nuk mund të funksionojë. Një Gjykatë Apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe një për atë Administrativ në Tiranë.