Harta e re gjyqësore, Hamataj: Nuk ofron as kërkesat minimale

Harta e re gjyqësore shkrin gjykatat dhe prokuroritë e shkallës së parë në disa qytete. Avokati Ermal Hamataj, thotë se ky ndryshim nuk do të sjellë asgjë të mirë për qytetarët.

“Problemi në radhë të parë është se nuk ka pasur asnjë debat me grupet e interesit për të marrë këtë vendim. Harta e re gjyqësore nuk ka për të sjellë asgjë të mirë për qytetarët.

Habitem se si po serviret në këtë mënyrë duke na bërë të gjithëve të mendojmë se kjo çenka zgjidhje ideale. Në fakt kjo është një sorollatje për qytetarët. Sot një çështje që të gjykohet në apelin administrativ të Tiranës do minimalisht 4 vite.

Nuk e di se si marrin kurajon që të bëjnë një Apel në të gjithë Shqipërinë, ku dhe me 6 apele që ne kemi, kohëzgjatja për t’u gjykuar çështja në apel shkon në 2 vite. Qytetarët do humbasin besimin tek Gjykatat, ose të paktën aq pak besim sa kishte mbetur”.

SHKARKO APP