Harta mbi ISIS në botë, Shqipëria e rrezikshme për tu vizituar(FOTO)
Një e katërta e botës tani është e rrezikshme për tu vizituar, kjo për shkak të rritjes të kërcënimit nga terrorizmi islamik dhe luftës së bandës, ka zbuluar një hartë e re.
Vlerësimi nga ekspertët e udhëtimit të cilët rekomandojnë që të shmangen udhëtimet në pjesën më të madhe të Afrikës dhe Lindjes së Mesme, dhe tregon që janë pikat e nxehta turistike nga terrori.
Shqipëria e cila kohët e fundit ka pasur një valë të madhe arrestimesh ndaj atyre që bashkohen në luftë në Siri por dhe ndaj grupeve të cilat ndodhen në paraburgim nën dyshimin e pjesëmarrjes në grupe si: ISIS, në hartë thuhet se jemi një vend me rrezikshmëri të mesme. Ndeshja me Izraelit i shtoi më shumë pasiguri vendit.
Në kontrast me Europën, Amerika e Veriut dhe Australia konsiderohen të jenë në vendet më të sigurta në botë. Gjetjet vijnë gjithnjë në rritje të një kërcënimi të terrorit islamik i cili vazhdon të ndryshojë rrënjësisht udhëtimin dhe pushimet e zakonshme në botën perëndimore.
Destinacionet e njohura si: Turqi, Tunizi dhe Egjipt, që konsiderohen shumë të rrezikshme e ardhur pas një vale të sulmeve të përgjakshme të kryera nga Shteti Islamik (ISIS). Por dhe vende të tjera turistike, si Meksika dhe India, janë gjithashtu duke u bërë gjithnjë e më e rrezikshme për shkak të krimit të organizuar dhe rrezikut të perëndimorëve të pasur duke u rrëmbyer dhe mbajtur peng.
Në të kundërt shtetet skandinave si: Norvegjia, Suedia dhe Islanda janë konsideruar si më pak të rrezikshme, ku niveli i kërcënimit konsiderohet “i parëndësishëm”.
Specialisti i sigurisë, Rob Walker ka thënë: “Ngjarjet e vitit 2016 kanë rezultuar në një kuptim të rritjes së sfidave të udhëtimit në vende që dikur mendoheshin të sigurta. Ndërsa risqet janë duke ndryshuar, organizatat duhet të sigurojë veprimet e tyre për të zbutur këto ndryshime që janë proporcionale, dhe bazuar në realitet dhe jo perceptim. Çështje të tilla si sigurimi shëndetësor dhe siguria rrugore, të cilat përbëjnë mbi 70 për qind të shërbimeve të asistencës, shpesh mund të pengohet nga çështjet më të shquara, por më pak të mundshme”.
Harta gjithashtu përfshin rreziqet në rritje shëndetësore me të cilat përballet turistët në të gjithë globin.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
Per te pare se cilat vende jane te rrezikshme, klikoni KETU


KOHA JONË SONDAZH

