HARTA/ Shqipëria kërcënohet nga tërmetet

Italia ende vazhdon tronditjen nga tërmetet. Të gjitha vendet e tjera Europiane dhe ato fqinje kanë të njëjtën pyetje: Vendi ynë a rrezikohet nga tërmetet?

Të dhënat sipas Shërbimit Sizmiologjik zviceran tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me rrezikshmëri të lartë për tu prekur nga  tërmetet.

Sipas hartës, Shqipëria është ndër vendet e rrezikuara nga tërmetet. Ngjyra e kuqe tregon se vendi ynë rrezikohet kryesisht në Ultësirën Perëndimore, së bashku me Greqinë, Maqedoninë, Italinë dhe Turqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italia po vuan periudhën e saj më të keqe, më shumë se 250 viktima janë zyrtarizuar deri tani dhe shumë të tjerë kanë ngelur të plagosur, pa sy, pa këmbë, me pak fjalë sakat, për të mos folur për dëmet e mëdha materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një qytet i tërë u rrënua thuajse plotësisht nga lëkundjet 6.2 ballë të shkallës rihter dhe ekziston frika se tërmeti do prekë edhe qytetet e tjera italiane.

termet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?