Harta, Shqipëria më e rrezikuara nga katastrofat natyrore

“Unë kam ndjekur me shqetësim një hartë të katastrofave natyrore, National Disaster Map, e cila del nga disa organizata serioze, ku Shqipëria është i vetmi vend në Europë me pullë të kuqe dhe një pjesë e Hollandës ku priten stuhi dhe shira. Kjo na ve ne në një gjendje alerti”.

Këtë e ka pohuar gjatë interviste televizive, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, teksa i ëhstë referuar edhe një harte të posaçme.

Hartë kjo që u publikua më 22 korrik nga “Telegraph Travel” dhe bazohet në të dhënat e “Ëorld Risk Report 2015”, e përgatitur nga Universiteti i Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Humane e Mjedisore (UNU-EHS). Aty zbulohen vendet se ku ka më mundësi të ndodhin fatkeqësi natyrore.

Dhe Shqipëria ndodhet tek vendet me pullë të kuqe, që do të thotë se rrezikshmëria është e lartë.

Konkretisht, vendi ynë renditet i 136-ti nga 173 vende gjithsej dhe ka një përqindje rrezikshmërie 10.01 %

Në Europë, Shqipëria është më e rrezikuara, më pas vjen Hollanda dhe Serbia. SHBA e Kanada janë jashtë rrezikut. Afrika dhe vendet e Paqësorit janë vendet me rrezikshëmri më të lartë.

Nga studimi 173 shtete janë pjesë e përqindjes së rrezikut, bazuar nga gjasat për t’u goditur nga tërmetet, stuhitë, përmbytjet, thatësirat apo rritje të nivelit të detit.

Raporti gjithashtu ka marrë parasysh se sa mirë është përgatitur secili vend për t’u përballur me një katastrofë.

 “Po marrim masa. Për këtë arsye unë sot kam dërguar një ekip në Lezhë e Shkodër për të inspektuar kanalet e para dhe të dyta, të hidrovoreve, digave dhe për të ndërhyrë sa më shpejt dhe për të riparuar dëmet eventuale. Nga ana tjetër unë do të udhëtoj nesër po për këtë qëllim në qarkun e Fierit për të inspektuar digat dhe hidrovoret dhe për të dorëzuar një mjet të fuqishëm, eskavator që u vu në dispozicion nga qeveria turke. Është problem serioz, priten shira të rrëmbyeshëm. Kam patur kontakte edhe me OSHEE në mënyrë që mos ketë mungesë energjie elektrike ne hidrovore, sepse hidrovoret duhet të punojnë me dy linja, që kur bie njëra, të punojë tjetra”, tha gjithashtu ministri Panariti.

SHKARKO APP