Hartat, sistemet e shërbimit dhe burimet njerëzore! Ndryshimet me krjimin e Kadastrës

Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Artan Lame me detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. ALUIZNI dhe ZRPP do të funksionojnë tashmë si një institucioni i vetëm nën emrin Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Kjo agjenci do të jetë institucioni përgjegjës për administrimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, si dhe për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë.

Në prezantimin e tij zyrtar, Lame tha se ka tre prioritete kryesore në fushën e regjistrimit të pronësisë në vend.

Lame paralajmëroi se do të ketë një reformë thelbësore në hartografi, në sistemet e shërbimit dhe në burimet njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Synimi është që qytetarët të marrin shërbim më të mirë brenda një kohe më të shkurtër si dhe të ulet barra burokratike e dokumenteve që kërkohen nga institucionet shtetërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?