Has, humb jetën tekniku i minierës, rrëshqiti në galerinë ku punonte

Maxhun Aliaj,56 vjeç, është viktima e radhës në minierat e vendit tonë. Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së sotme, në një nga galeritë e minierës së Vlahnit në Has.

Aliajt, me profesion teknik minierash, mësohet se i ka rrëshqitur këmba në galerinë ku ai punonte dhe rënia ka rezultuar fatale për jetën e këtij shtetasi, i cili ka gjetur vdekjen.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimin për qartësimin e plotë të rrethanave të aksidentit në minierë.

SHKARKO APP