Hasani: Në tetor kapitulli i parë i negociatave me BE
Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani është optimist që vjeshta do të sjellë lajme pozitive për integrimin e Shqipërisë. Ministri i Jashtëm është i mendimit se muri grek, që për muaj me radhë ka penguar vendin tonë të kapërcejë në fazën e dytë Bruksel do të rrëzohet. “Në fund shtatori fillim teori do të kemi konferencën e dytë ndërqeveritare. Kemi zhvilluar negociata diskrete me Athinën”, tha ministri.
Me vendimin e aleancës për të mbajtur samitin e NATO-s në Tiranë në vitin 2027, qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet për organizimin e forumit më të lartë të sigurisë. Sa i përket Kosovës, Shqipëria është e njësuar me qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë, që kërkojnë nga Prishtina konsultim para se të ndërmarrë veprime si në rastin e Urës së Ibrit. Tirana e bën të qartë se dëshiron gjithashtu të pyetet.
Politika e jashtme e Shqipërisë, sidomos me fqinjët, ka ende punë për të arritur në objektivat e kërkuara. Me shpresën që për integrimin nuk do të bëhen pengesë, Tirana ka ende “kantiere të hapura” për të negociuar me Athinën që nga Ligji i Luftës, Marrëveshja me detin apo njohja e ndërsjellë e pensioneve.