Hasani takon kryetarin e Komunës së Preshevës: Jemi me ju për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar këtë të hënë një takim me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiun.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani bën me dije se gjatë takimit ka theksuar mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin e Shqipërisë për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi.

“Ne qëndrojmë përkrah përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi”,-shkruan Hasani.

SHKARKO APP