Hashashi, arrestohet 19-vjeçari. Dyshohet për lidhje me Habilajt
Pas shtatë muajsh, policia e Vlorës ka vënë në pranga 19-vjeçarin Xhovalin Baco, pjesë e grupit të strukturuar që kultivonin kanabis. Ndaj Bacos, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda Tiranë ka caktuar masën ”arrest me burg”.
Bashkë me gjashtë shtetas të tjerë të arrestuar në fillim të tetorit, Baco kujdesej për kultivimin e kanabisit në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë të Vlorës. Nga operacioni i tetorit u asgjësuan 7500 bimë kanabis, të mbjella në gjashtë kasolle.
Dosja ”Treblova” ka lidhje me një operacion antidrogë në vitin 2016, gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë, një aksion ky që asokohe hapi debat për sasinë e sekuestruar.
Prokuroria dyshon gjithashtu se grupi “Treblova” ka lidhje me Habilajt, për të cilët dosja u veçua në vjeshtë dhe vijon të hetohet.
KOHA JONË SONDAZH

