Hashashi në itali. “La Stampa”: U trefishua sipërfaqja në 2016

Bima “magjike”, e hashashit është kthyer në një problem edhe në fqinjën e Shqipërisë, në Itali. Nuk janë të pakta herët, kur policitë e dy vendeve, bashkëpunonjë për sekruestrimin e drogës, nga Shqipëria drejt Italisë. Duke ju referuar një artikulli të publikuar në “La Stampa”, ku nënvizohet në vitin 2016 sipërfaqet e mbjella me hashash janë trefishuar nga veriu në jug të Italisë.

Sipas shkrimit, në vitin 2015 u zbuluan 139 mijë rrënjë, ndërsa këtë vit u trefishuan, duke shkuan në 405 mijë, pjesa më e madhe në shtator. Sipas të dhënave të policisë, pjesa më e madhe mbillet në Trapani.  Më pas vjen Napoli, Sirakuza, Kalabria, Katanxaro. Shpesh shfrytëzohet sistemi ujitës kolektiv, ndërsa zonat shpyllëzohen enkas për këtë qëllim. Muajin e kaluar në Palermo  u mbyllën e hetimet dhe u arrestuan 16 persona.

Referuar shkrimit të “La Stampa”, ajo që ndodh në jug të Italisë, është si një film ku çdo ditë zhvillohen një operacione blic, në të cila përdoren pajisje të teknologjisë së lartë, me valë elektromagnetike, duke bërë të mundur zbulimin e bimëve narkotike edhe në rastet kur mbrohen nga pemë më të larta. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta shton se kultivimi është shtuar pas luftës që autoritetet shqiptare në Shqipëri kanë ndërmarrë ndaj kultivimit të kanabisit që furnizon Europën. Ndaj krahas importit, organizatat mafioze si: Ndrangheta, Camorra, Cosa Nostra, i janë futur vetë biznesit të kanabisit “me kilometra zero”, pra atij që prodhohet në Itali, shkruhet në artikullin e “La Stampa”-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?