Hasimja: Kemi nevojë për frymë bashkimi, eja krijoje edhe ti shpresën këtu
Analisti dhe pedagogu Ermal Hasimja ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së opozitës në Tiranë, ku theksoi rëndësinë e rikthimit të shpresës dhe bashkimit qytetar.
Në fjalën e tij, Hasimja kujtoi përvojën personale në protestat e viteve të para të pluralizmit, duke treguar se kishte qenë vetëm 15 vjeç kur kishte dalë në të njëjtin shesh bashkë me të atin.
“Mbi tre dekada kam qenë në këtë shesh me tim atë. Kam qenë 15 vjeç, ai më tërhiqte nga mbrapa. Kishim shumë frikë, por kishim edhe më shumë shpresë. Njerëzit përreth nuk e dinin nëse ishin të majtë apo të djathtë, por ajo që na mbante bashkë ishte shpresa. Ajo shpresë që ne përpiqemi ta rigjejmë dhe ta rivendosim.
Kemi nevojë për atë frymë bashkimi. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shpresa nuk vjen nga qielli; eja dhe krijoje ti shpresën këtu, në këtë shesh”, tha Hasimja.
KOHA JONË SONDAZH

