Haxhinasto: Investimet në infrastrukturë 23.4 miliardë lekë

Ministri Haxhinasto tha se investimet në infrastrukturën rrugore llogariten 23.4 miliard lekë, që rezultojnë ndër më të lartat e planifikuara ndonjëherë.

Ndërkohë, vijoi ai, edhe ecuria e realizimit të investimeve ka qënë me ritme të larta, ndërsa siguroi se ato do të përmbyllen brenda vitit sipas parashikimeve.

Investimet, tha Haxhinasto, janë orientuar drejt përfundimit të rrugëve ekzistuese, të cilat krijojnë impakt të madh në plotësimin e rrjetit kombëtar, zhvillimin ekonomik dhe social, ashtu si dhe në ato rrugë që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin e industrisë së turizmit, veçanërisht në zonat me potencial turistik.

Ministri renditi disa nga rrugët në të cilat është investuar gjatë këtij viti, konkretisht rruga Durrës- Rrogozhinë, Lushnjë- Berat, Unaza e Tiranës, Milot-Morinë, Bregu i Jonit, rruga Lin-Pogradec, si dhe një sërë rrugësh në Alpet e Veriut të vendit.

Ai tha se është rritur fondi me 4.3 herë për rritjen e sigurisë rrugore dhe eleminimin e pikave të zeza, investime të cilat dhane impakt të dukshëm dhe evident në uljen e numrit të aksidenteve.

SHKARKO APP