Haxhinasto: Masat e reja për transportin rrugor

Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, në një konferncë për shtyp ka prezantuar paketën e re të masave kundër informalitetit në transportin rrugor. Ministri nënvizoi se qëllimi kësaj reforme është rritja e cilësisë së shërbimit dhe sigurisë së shërbimeve. Paketa e re e masave e miratuar  në mbledhjen e qeverisë, synon rregullimin e tregut të taksive, rregullimin e tregut të shit-blerjes dhe importimit të makinave nga individë të caktuar, apo pajisja me bileta e gjithë pasagjerëve që përdorin transportin interurban. Ministri  foli edhe për transportit ndërqytetas.

Fjala e plotë e ministrit dhe pyetjet nga gazëtarët.

Dëshiroj të bëj këtë komunikim me ju sot për sa I takon miratimit të planit të masave kundër informalitetit në fushën e transportit.

Ky plan masash u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë dhe ka një kalendar specific për zbatimin e tij, duke filluar që nga muaji tetor,  muaj në të cilin jemi aktualisht. Paketën e plotë të masave ne e kemi vendosur edhe në sajtin e ministrisë ,  janë të mirëpritur të gjithë ta shikojnë, veçanërisht ata persona të cilët janë të angazhuar në veprimtaritë e transportit, prandaj tek ëëë.transporti.gov.al  mund të shikojnë të gjithë planin e masave dhe afatet përkatëse për realizimin. Dua të theksoj që në fillim se qëllimi kryesor I çdo reforme  që ne bëjmë ëdhe ky plan që lidhet me luftën ndaj informalitetin në fushën e transportit, ka një synim madhor, cilësi më e lartë e shërbimit për qytetarët dhe siguri më e lartë e këtij shërbimi. Masat sigurisht përfshijnë edhe element të rëndësishëm të aktivitetit ekonomik në fushën e transportit dhe konkretisht masat do të kenë të bëjnë me: Liçensimin e subjekteve të angazhuar në fushën e transportit, ju e dini që veçanërisht transporti I qytetarëve është mjaft I ndjeshëm për sa I takon elementeve të sigurisë dhe për këtë është domosdoshmëri që subjektet, operatorët të angazhuar në këtë fushë të jenë të jenë të licensuar. Na rezulton të kemi situatë ku mjaft subjekte të veprojnë në mënyrë të pa liçensuar,  drejtues mjetesh të pa liçensuar dhe të pa çertifikuar, duke sjellë edhe rrezikshmëri në transportin e qytetarëve pra së pari do të fokusohemi në procesin e liçensimit të këtyre aktiviteteve dhe personave që japin shërbimet e transportit. Një bllok shumë I rëndësishëm këtu do të jetë përmirësimi I shërbimit taksi. Është e nevojshme që të respektojmë ato standarte të cilat egzistojnë në legjislacionin tonë për sa I takon shërbimit taksi, me qëllim që të gjithë nënsektorët e transportit të kenë normalitetin e tyre, të kenë rregullat e tyre të mos mbivendosen tek njëri-tjetri dhe kështu gjithë sejcili të ketë mundësi të planifikoj edhe rinovimin e flotave të  automjeteve të tyre, të ketë të ardhura të mjaftueshme dhe të paguaj detyrimet ndaj shtetit, që edhe ne në këtë sektor të jemi me standarte jo më të ulta se të fqinjëve,  duke patur parasysh standartin europian. Shumë e rëndësishme është që për të gjithë operatorët e taksive që synimi I këtij plani është që taksimetrat të vendosen në funksionim dhe pagesat e qytetarëve të jenë vetëm mbi bazën e vlerave që do të japi taksimetri, pra nuk do të ketë vendosje çmimesh afrofe, por mbi bazën e shërbimit që do ti ofrohet qytetarëve. Gjithashtu shumë e rëndësishme në këtë sektor ose në këtë nëngrup le të themi do të jetë çështja e biletimit. Do të ushtrojmë kontrolle shumë rigoroze me qëllim që të gjithë qytetarët që përdorin shërbimet e transportit veçanërisht atij ndërqytetas    të marrin biletën dhe patjetër tu ofrohet dhe shërbimi për të cilën ata kanë paguar, në mënyrën më të plotë, në mënyrën më cilësore që mund të ofrohet sot. Kjo  paketë është  si preludi I reformës për transportin ndërqytetas që ne e kemi çuar për tu miratuar në qeveri dhe është në konsiderimin e fundit. Do të jetë reforma ashtu siç e kam shprehur edhe më përpara që do të sjelli një cilësi krejtësisht tjetër si në organizimin e këtij nënsektori transporti, ashtu edhe në cilësinë që do tu ofrohet qytetarëve .

Shumë e rëndësishme është ajo që do të bëhet në bazë të ketij plani masash për çështjen e pronësisë së mjeteve të transportit. Aktualisht kemi një situatë të pakendshme do të thoja veçanërisht në transaksionet që bëhen dhe në levizjen transferimin e pronësisë për mjetet e transportit qofshin private qofshin për aktivitete të ndryshme ekonomike. Rreth 90% e mjeteve të përdorura sot blehen në mënyre të pakontrolluar, të paregjistruar që përben në vetvete një informalitet të jashtëzakonshem dhe një evazion të jashtëzakonshem për sa I takon detyrimeve ndaj shtetit  prandaj do ta disiplinojmë këtë cështje. Sigurisht një angazhim shumë të rëndësishëm do të ketë nga ana e shërbimit të noterisë I cili do të jetë I domosdoshëm në realizimin e transferimit të pronësisë.  Gjithashtu edhe në momentin e regjistrimit të pronësisë do të kemi gjithashtu ndryshimet përkatëse , automjetet duhet të jenë të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme apo në degët e drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, me qëllim që makinat të jenë paraprakisht të regjistruara në sistem dhe për këtë do ti krijojmë mundësi noterëve që të kenë akses të plotë në bazën e të dhënave që ka Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Po kështu edhe aktiviteti I ç”regjistrimit dhe grumbullimit të automjeteve do të rregullohet. Një aktivitet ekonomik me vlera shumë të larta por që aktualisht është jashtë cdo lloj kontrolli apo detyrimi financiar ndaj shtetit.

Shërbimi  servisit të automjeteve që gjithashtu ka nevojë për rregullim, jo për liçensim se liçensimi bëhet nga QKL-ja po për çertifikimin e atyre që do të operojnë në këtë fushë. Aktiviteti I këtyre operatorëve është shumë I rendësishëm për sigurinë e jetës së qytetarëve prandaj ata që punojnë në pikat e servisit duhet të jenë të certifikuar për të ofruar shërbime të tilla me qëllim që ajo çfarë ofrojnë ata , cilësia e shërbimit të jetë e garantuar dhe siguria që I ofrohet qytetarëve për cdo shërbim që I bëhet automjetit të jetë gjithashtu sa më e sigurt.

Shumë e rëndësishme do të jetë paketa për sa I takon monitorimit dhe menaxhimit më të mirë të përdorimit të rrugës në të gjitha kuptimet e  tij. Edhe ata që përdorin rrugët për transportin e mallrave apo për aktivitet tjetër ekonomik , por edhe ata që e përdorin rrugën për aktivitete reklamimi për produktet e tyre duhet ta kenë të qartë se tashmë është ndërtuar një sistem ashtu siç egziston në të gjithë vendet e tjera qoftë të rajonit qoftë të europës, ku do të ketë detyrime përkatëse për sa I takon reklamimit apo aktivitetit ekonomik.

Do ti kushtojmë një vemëndje më të madhe dhe do të jetë objekt I monitorimit të kontrollit nga ana e të gjithë njësive dhe institucioneve që merren me monitorimine e rrugës dhe transportit, ajo që ka të bëjë me dëmtimin e rrugës. Ndërhyrjet në rrugë të paatorizizuara, shkarravitjet, përdorimi rrugës jashtë standartit, duke mbingarkuar automjete të ndryshme në mallrat ë rënda që shkojnë përtej kapacitetit të lejuar të rrugës, të gjitha këto do të jenë objekt shumë I rëndësishëm I monitorimit, qoftë nga institucionet e kontrollit të ministrisë së Transportit e Infrastrukturës, ashtu edhe nga shërbimet e tjera si policia rrugore apo shërbime të tjera të inspektoriatit. Këto janë disa nga çështjet kryesore që ka paketa e miratuar nga qeveria për luftën kundër informalitetit.  Do ti kërkoja qytetarëve që të jenë partner me ne në këtë reformë, pasi qëllimi nuk është që të mbushet buxheti me gjoba apo me taksa, por qëllimi është ta sjellim këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë në normalitet, dhe ti garantojmë qytetarëve një cilësi shërbimi shumë më të lartë se e kemi sot, dhe siguri shumë më të lartë se niveli aktual.

 

 

 

 

Pyetjet nga gazetarët e pranishëm

 

1-TEMA TV, Teuta Shamku. Shohim në të gjitha linjat ndërqytetase një numër shumë të madh  autobuzash, që janë të një viprodhimi të vjetër, a do të përcaktoni ju vit prodhimi për këto mjete, sa do të jenë në përdorim, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Sepse ka pasur raste të shumta kur këto mjete nga amortizimi kanë krijuar incidente deri në humbje jetë njerëzish?

Ju falenderoj për pyetjen, është shumë një pyetje shumë themelore për gjithë transportin ndërqytetas dhe reformën në këtë sektor. Është një nga çështjet që reforma e transportit ndërqytetas adreson, në mënyrën më të plotë dhe të detajuar, është e vërtetë një situatë e tillë, reth  80 % e mjeteve janë jashtë çdo lloj kategorizimi dhe standarti, prandaj është përcaktuar edhe plani I rinovimit së flotës së autobuzëvë që shërbejnë për transportin ndërqytetas. Plani është parashikuar të fillojë të zbatohet mbas 1 vit, dhe brënda vitit të parë të gjithë shoqëritë që do të angazhohen në transportin ndërqytetas do të duhet të rinovojnë reth 20 % të flotës së tyre. Këto nuk janë shifra që I kemi llogaritur nga tryezat e ministrisë, por I kemi llogaritur duke parë gjithë mundësitë që ka gjithë sektori I transportit për të rinovuar flotën dhe këto mundësi ekziztojnë. Dhe më pas vitin dytë të tretë e kështu me radhë, brënda 6 viteve do të planifikohet të jetë ndërruar gjithë flota e autobuzëve që është jashtë standartit. Për ta bërë këtë janë dhe shumë element të tjerë shumë të rëndësishëm që duhen realizuar, rregullimi tregut që përmenda, ku ata që bëjnë transport ndërqytetas të jenë brënda kësaj fushe, ata që bëjnë transport taksi të jenë brënda këtij kuadri, mos ti hynë në hak njëri tjetrit. Me qëllim që sejcili në këto sektorë të ketë planet e veta të bisnesit dhe ti ofrojnë qytetarëve që shërbim më cilësor që nuk e kanë sot. Nuk e kanë përsa I takon cilësisë se mjeteve apo komoditetit,  nuk e kanë edhe përsa I takon tarifave që paguhen.

 

2- NEWS 24, Mariglen Mërtiri. Keni deklaruar se për transportin interurban do të bëhet në janar të vitit 2015, pse ka ndodhur kjo vonesë. Pyetja e dytë përsa I përket serviseve, si do të çertifikohen këto servise, kush do të jetë institucioni përgjegjës?

 

Së pari nuk ka vonesë përsa I përket reformës në transportin ndërqytetas, kemi thënë do të miratohet në vitin 2015 dhe besoj do të miratohet në mbledhjet e ardhmëshme, si paketë e plotë. Por dua të them se zbatimi I rinovimit të flotës do të marri kohë. Sepse të gjithë operatorët duhet të pregatiten, sepse ka investime kapitale të konsiderueshme. Nuk mund të themi filloni sot  ndërroni mjete, sepse nuk mund ta kenë gjëndjen ekonomike, por do t”ju japim kohën e duhur.

Sistemi I biletimit është çështje tjetër, ne jemi duke trajtuar, një kërkesë konçesionare, për një platfromë kombëtare për sistemin e biletimit elektronik. Do të thotë të zbatojë parimin që gjithashtu e kemi shpallur. Që qytetarët të paguajën në bazë të kilometrave që ju shërbehet, për atë segment rugë dhe kilometra sa do të përdorin shërbimet e transportit, dhe për itinerare që ata nuk I bëjnë. Ky është proçes vlerësimi dhe konçesionimi, uroj të jetë I suksesshëm, me qëllim që me një biletë qytetarët të kenë mundësi, të lëvizin jo vetëm brënda transportit ndërqytetas, por mundësisht të kalojnë edhe nga një mod në tjetrin. Përshëmbull nga transporti rrugor te ai hekurudhor e kështu me radhë.

Çertifikimi I serviseve, do të behët nga njësite e specializuara pranë ministrisë në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve të transporit rrugor. Ky është çertifikim I veprimtarisë nuk është liçensim. Nuk është prezantim I një liëense, ky është profesion I lirë, mund të shkosh të marrësh liçensën në QKL, por për ta marrë atë liçensë si profesionet e tjera, duhet të kesh dica veçori të caktuara,  sinë cilësinë e kapaciteteve njerëzore, teknikët e përshtatshëm etj,  ashtu edhe në apektin e infrastrukturës së servisit.

 

3- SCAN TV, Elisabeta Dosku. Një pikë e paketës do të thotë që ka kufizime për importin e mjeteve nga individë. Deri në sa mjete mund të importojë një individë I caktuar, dhe kjo masë ndërrmerret pasi ka tregtarë të shumtë ilegalë të paformalizuar?

Ky është shqetësimi, sepse një aktivitet shumë I madh tregtarë, I pamonitoruar, I pakontrolluar realizohet sot. Ka shumë tregje të tilla edhe në mes të Tiranës, dhe me këtë nisëm ku lloj aktiviteti ekonomik do të kontrollohet. Një individ nuk mund të importojë më shumë se 1 ose 2 automjete për përdorim personal në një vit. Përndryshe I importon për aktivitete ekonomike, dhe nëse bëhet aktivitet ekonomik duhet të paguash gjithë detyrimet ekonomike e fiskale ndaj shtetit.

 

4- VIZION +, Ola Xama. Ju thatë ka një kaos në ç”regjistrimin e automjeteve, në momentin që një automjet ç”regjistrohet me rregullat e reja, pronari I automjetit a duhet të paguajë një tarifë?

 

Nuk është parashikuar tarifë për këtë e posaçme, janë ato ekziztuese. Por situata është që ka shumë mjete, janë reth  25 % e mjeteve që figurojnë në bazën e sistemit tonë të të dhënave, që nuk paguajnë, nuk rregjistrohen në mënyrë periodike. Kjo do të thotë se ose janë jashtë shërbimit, ose janë hedhur në varrezat e automjeteve, ose mund të kenë shkuar përsëri jashtë shtetit. Prandaj për të stabilizuar këtë situatë, ne do të vendosim rregulla më strikte, përsa u takon çregjistrimit të mjeteve. Sigurisht referenca e kryeqëzuar që themi, nëse një individ ose subjekt, ka disa automjete që rezultojnë në sistemin tonë të të dhënave, dhe 2 I paguan, pjesën tjetër nuk e paguan, do I kërkojmë përgjigje edhe për të tjerat dhe mund të vazhdosh me rregjistrimin përkatës. Është e domosdoshme që kjo situatë kaë problematike të stabilizohet.

 

5-ABC Albana Muçaj. Një pyetje jashtë kësaj çështje, ka kaluar në mbledhjen e qeverisë shërbimi I homologimit që mund të jepet edhe me konçesion, mund të na e shpjegoni pak se çfarë synon kjo nisëm?

 

Aktualisht në Shqipëri nuk ka një shërbim që të çertifikojë përputhshmërinë e automjetit me standartet teknike fizike, që duhet të ketë mjeti për sistemin tonë të transportit. Ky shërbim mund të konçesionohet, me vendimin ri që është marrë. Që do të thotë nëse një automjet që është marrë I importuar nga një vend jashtë BE-së, ka veti fizike të ndryshme nga ato që parashikon sistemin ynë atëherë duhet të ndryshuar. Po marrë çështjen e automjeteve që vijnë nga India apo SHBA, që kanë disa element të ndryshëm nga sistemi ynë. Pra duhen bërë këto ndryshime duhen çertifikuar pastaj ky automjet të futet të shërbimin e transportit.

 

6-ABC Albana Muçaj. Prapë jashtë temës zoti ministër, çpo ndodh me negociatat me konçesionarin e Rinasit?

 

Jemi në pikën e negociatave dhe kur të kemi një marrëveshje, do ta bëjmë publike.       

SHKARKO APP