Haxhinasto: Objektivi kryesor i qeverisë sot, shërbimi ndaj qytetarëve

Duke e konsideruar si një ndër objektivat prioritarreduktimin e humbjeve në rrjet, ai theksoi se 67% e ujit të prodhuar që humbet klasifikohet si humbje teknike.  “Pjerrësinë natyrore që Shqipëria ka sot nga lindja drejt perëndimit dhe territori malor në 2/3 e vendit është një avantazh parësor dhe element deçiziv, i cili do të konsiderohet në të projektimet dhe investimet e së ardhmes. Në sistemin e Ujësjellësit, sot përballemi me situatën ku 60% e volumit të ujit në sistemin aktual realizohet me ngritje mekanike dhe kjo sjell kosto shumë të  lartë për energjinë e shpenzuar”:-  u shpreh Haxhinasto.

Në vijim të adresimit të sfidave në sektorin e ujit, Ministri Haxhinasto e cilësoi planin e veprimit që Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimive po përpilon, si të rëndësisë së veçantë për ta çuar sistemin aktual drejt qëndrueshmërisë.

Një tjetër sfidë për sektorin e ujit, që Ministri Haxhinasto ritheksoi, është kapaciteti njerëzor. “Është kapaciteti njerëzor, kualifikimi i mëtejshëm i tyre që do të bëjë diferencë dhe do të çojë sistemin e Ujësjellës-Kanalizimeve drejt qëndrueshmërisë. Dua të risjell sërish në vëmendjen tuaj objektivin madhor të qeverisë sot, shërbimin ndaj qytetarit”- vijoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Haxhinasto nënvizoi se menaxhimi me standard të lartë dhe investimet e mëtejshme do të kontribuonin në furnizimin e popullatës me ujë të pijshëm, pasi rreth 19% e popullatës nuk akseson drejtpërdrejtë sistemin e ujësjellës-kanalizimeve. Gjithashtu, ai vlerësoi realizimin paralel të reformës së thellë strukturore, me zhvillimet e reja në reformimin e pushteti vendor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri gjatë prezantimit në këtë konferencë, pranoi se sfidat në sektor kërkojnë  ndryshime rrënjësore dhe do të jenë prezente në strategjitë që po zhvillohen, si parime të rëndësishme për dizainimin dhe programimin e investimeve dhe reformave në të ardhmen.

Në përfundim të fjalës së tij, Ministri Haxhinasto deklaroi se Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës do të jetë e hapur për të mirëpritur çdo kontribut konkret  dhe të frytshëm për çështjen e ujit dhe efiçencën energjetike, që do të sjellë  konferenca 3 ditore Ballkanike “Uji dhe Energjia”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?