Haxhinasto: Pakti kombetar per t’i kthyer sovranitetin sovranit
Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto në emisionin ”Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, tha se sondazhet tregojnë dhe konfirmojnë, trendin politik që tashme dihet, një humbje terreni për mazhorancën dhe rritje të opozitës. ”Askush të mos çuditet për thirrjet e LSI për pakt Kombëtar. Është në profilin e saj. E ka bërë në momente kyçe politike edhe në të kaluarën. Pakti Kombëtar është i domosdoshëm për t’i kthyer legjitimitetin zgjedhjeve dhe institucioneve, për të kthyer besimin e shqiptarëve, e për të ndaluar emigrimin masiv”,-tha Haxhinasto.
Deklarata e plotë
Lënia e mandateve, ndonëse veprim ekstrem dhe i padëshiruar, ishe veprim i detyruar për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme dhe për të rigjetur legjitimitetin e institucionit të zgjedhjeve, të institucionit themelor të Republikës, Kuvendit. Pra, për të kthyer tek votuesit, tek sovrani, sovranitetin e institucionit themelor të Shtetit.
Sondazhet tregojnë dhe konfirmojnë, trendin politik që tashme dihet, një humbje terreni për mazhorancën dhe rritje të opozitës. LSI qëndron si forcë e konsoliduar përcaktuese. Duke patur parasysh trendet, situata do të jetë shumë më e favorshme për opozitën në të ardhmen.
Askush të mos çuditet për thirrjet e LSI për pakt Kombëtar. Është në profilin e saj. E ka bërë në momente kyçe politike edhe në të kaluarën. Pakti Kombëtar është i domosdoshëm për t’i kthyer legjitimitetin zgjedhjeve dhe institucioneve, për të kthyer besimin e shqiptarëve, e për të ndaluar emigrimin masiv.
KOHA JONË SONDAZH

