Haxhinasto: Shqipërisë i duhen 300 milionë euro për sinjalistikën rrugore
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinsto ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për 300 milionë euro që të investojë në sinjalistikë.
Ai ka theksuar se për dy vjet janë investuar 30 milionë dollarë në sinjalistikë, por që ajo të jetë e parametrave europiane Shqipërisë i duhen edhe 300 milionë euro investime.
Këto deklarata, ministri i bërë gjatë një inspektimi në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd, ku së bashku me nxënës te shkollës Vasil Kamami, kanë hequr në mënyrë simbolike sinjalistikën e dëmtuar
KOHA JONË SONDAZH

