Haxhinasto: Shumë shpejt do të konkludojmë ofertën e fundit për Rrugën e Arbrit

Rruga e Arbrit është bërë kali i Trojës në këtë fushatë zgjedhore për kryetarin e bashkisë së Dibrës mes opozitës dhe maxhorancës.

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaron se qeveria po bën vlerësimin e detajuar të kompanisë China State dhe se besonte se shumë shpejt do të konkludojë me ofertën e fundit të realizuar nga kjo kompani.

“Besoj se shume shpejt do të konkludojmë ofertën e fundit të realizuar nga kjo kompani. Dhe pastaj do të përcaktojmë hapat e mëtejshme për sa i takon këtij projekti të rëndësishëm”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Haxhinasto iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë inspektimit të punimeve për ujësjellësin e Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ujesjellesi i Durresit – Ky ujësjellës ka një gjatësi 68 km dhe një vlere 31 ml euro dhe ministri u shpreh se do të zgjidhë problemin e ujit për zonën e Durrësit.

“Në këtë projekt po përdoren për herë të parë një teknologji moderne që garanton siguri dhe cilësi të ujit. Besoj se kjo vepër e rëndësishme do të përfundojë brenda afatit”

Në këtë projekt po përdoren për herë të parë një teknologji moderne që garanton siguri dhe cilësi të ujit. Prurjet në këtë ujësjellës do të jenë 650 litër për sekondë dhe do të ketë 7 rezervuarë. Ora News.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?