Haxhinasto takon homologët e Kosovës dhe Malit të Zi: Liberalizimin transportit mes vendeve
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një takim pune me Ministrin e Transportit të Kosovës Lutfi Zharku dhe të Malit të Zi Ivan Brajovic, në qytetin e Shkodrës.
Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Parisit, që do të mbahet në 4 Korrik. Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto, tha se takimi kishte në fokus të diskutimeve masat që 3 vendet, duhet të marrin në kuadër të Samitit të Parisit.
“Fokusi ka qenë për masat e buta dhe liberalizimin e tregut të transportit mes vendeve. Me Malin e Zi duhet të përfundojmë disa protokolle për transportin hekurudhor. Po kështu folëm për të aplikuar modelin “one stop shop”, edhe me vendet e tjera të rajonit. Ky model po aplikohet me sukses me Malin e Zi, besojmë se do të marrë edhe mbështetjen e Komisioneres së Transportit Violeta Bulc dhe Komisionerit për Zgjerimin Johanes Hahn.
“One stop shop”, duhet të jetë një proçedurë standarde në rajon. Një çështje tjetër që diskutuam ishte edhe Traktatit I Komunitetit të Transportit, që synon liberalizim të shpejt të shërbimeve të transportit. Kemi folur edhe për pasjen e një mekanizmi më të mirë, për të koordinuar punën mes vendeve tona, për të menaxhuar më mirë fondet që vijnë nga investitorë të huaj dhe fondet publike”.
Ministri Haxhinasto, tha se vendet e rajonit duhet të punojnë më shumë në nivel bilateral, për ti dhënë një mesazh të qartë partnerëve se Ballkani Perëndimor është gati dhe kërkon më shumë investime në infrastrukturë.
Ministri I Transportit I Kosovës dhe Malit të Zi, vlerësuan këtë nisëm si shumë të rëndësishme, pasi nxit edhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve, dhe afron integrimin në BE. Ministri Brajovic, tha se I ka kërkuar mbështetjen Komisioneres së Transportit Violeta Bulc, që të përshpejtohen procedurat për fillimin e studimit të përbashkët të fizibilitetit për autostradën Adriatiko- Joniane.
KOHA JONË SONDAZH

