Hazizaj: Sot, Gjykata e Apelit ka marrë tagrin e Gjykatës së Lartë

Konstitucionalisti, Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se sot në kushtet kur Gjykata e Lartë nuk ekziston, ajo e Apelit ka marrë tagrin e Gjykatës së Lartë.

Pjesë nga biseda: 

Hazizaj: Sot Gjykata e Apelit ka marrë tagrin e Gjykatës së Lartë, sepse kjo e fundit nuk ekziston. Gjykata Kushtetuese përfshihet tek këto të mazhorancës. Opozita është është inekzistente dhe njerëzit janë në hall. Ky është i gjithë problemi. 

Meço: Ka rrezik të mbetemi pa Gjykatë Kushtetuese zonja Hysi? Sepse vetëm 5 anëtarë mund të arrihen.

Hazizaj: Nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Edhe me këta që kemi ti marrësh apriori, ti emërosh, nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Sepse nga 9, 6. Nëse del qoftë edhe një, përsëri nuk krijohet kuorumi i duhur për të marrë vendime. 

Hysi: Unë besoj se të gjithë ne si shqiptarë duhet të gëzohemi që ta ngremë atë dhe nuk duhet të gëzohemi që vonohet ngritja e Gjykatës. Ajo ngrihet në radhë të parë për shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Vlerësoj mbështetjen që na kanë dhënë, por bëhet për shqiptarët.

Tempora - Dhuna e shtetit. Pse shpërtheu në Astir? – 12 nëntor 2019

SHKARKO APP