HEC-et në zonat e mbrojtura, Klosi: Do të ndalohen, do krijojmë ekuilibër mes ekonomisë dhe natyrës

Në zonat e shpallura të mbrojtura nuk do të lejohet më ndërtimi i HECE-ve. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, pas abuzimeve të shumta me lejet mjedisore ka marrë një vendim që ndalon ndërtimet në zonat me vlera jo vetëm natyrore por edhe historike.

Vendosja e një ekuilibri mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së natyrës është synimi kryesor i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Kjo ministri ka ngritur një grup pune me ekspertë të fushës për vendosjen e rregullave të forta lidhur me ndërtimin e heceve dhe mënyrën e shfrytëzimit të lumenjve pa sjellë dëme në mjedis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ekspertët shprehen për televizionin Scan se situata aktuale në lumenj është e rëndë, ndaj duhen masa në zbatimin e kritereve për të mbrojtur mjedisin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Valbona, Osumi, Vjosa Bushtrica janë disa prej lumenjve me vlera të mëdha mjedisore dhe turistike me të cilat është abuzuar ndër vite dhe që kërkojnë ndërhyrje emergjente për të ndalur pasojat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?