HEC-i në Kaçinar, Dom Gjergj Meta: Kontratat nuk janë respektuar, banorët do ikin se kanë mbetur pa ujë
Edhe këtë të premte banorë nga fshatrat e Mirditës protestuan kundër shfrytëzimit të ujit të lumit Urak për HEC-in e ndërtuar nga kompania ”Seka Hidropoer” në Kaçinar. Ata shprehen se kompania duhet ti përmbahet kontratës sipas së cilës nga muaji maj deri në tetor, uji i lumit nuk duhet të përdoret për HEC-in.
Për këtë situatë ka reaguar edhe Dom Gjergj Meta, i cili shkruan se kontratat nuk janë respektuar askund. Pyetja që ai parashtron është se kush garanton se në Kaçinar do të respektohet kontrata. Për të djegia e pyjeve dhe ndërtimi i HEC-eve kuturu janë njësoj.
”Kontratat nuk janë respektuar askund. E kush garanton se në Kaçinar do të respektohet kontrata? Uroj të jem i gabuar, por sapo të ndërtohen HEC-et në Kaçinar, edhe banorët e fundit do të largohen dhe gjithçka do të fshihet përgjithmonë. Djegia e pyjeve dhe ndërtimi i HEC-eve kuturu janë njësoj. Pylli digjet nga flaka, por po ashtu digjet edhe për ujë”,-shkruan Dom Gjergj Meta.
KOHA JONË SONDAZH

