Hekurudha e re për 12 minuta nga qendra në Rinas
Hekurudha Durrës-Tiranë me degëzim në aeroportin e Rinasit, ku vlera totale e zbatimit të këtij projekti është 70 milionë Euro, fonde të cilat janë 50% grant nga BE-ja dhe 50% kredi e butë BERZH. Ky segment hekurudhor është tashmë pjesë e Zgjatimit të Rrjetit Indikativ TEN-T për hekurudhat në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt ishte një nga tre projektet fituese në Samitin e Parisit, të mbajtur në Korrik 2016, ku konkurronin për grante nga BE/WBIF (Fondi i Investimit për Ballkanin Perëndimor) 6 vende të Ballkanit Perëndimor.
KOHA JONË SONDAZH

